Rritja e rasteve me kollën e keqe, Infektologët e Shkupit kërkojnë shpalljen e epidemisë

Komisioni për Sëmundjet Infektive në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar shpalljen e epidemisë së kollës së keqe (pertusis).

Epidemia u shpall për shkak të rritjes së rasteve me të prekur nga kolla e keqe.

Sipas të dhënave të Komisionit të publikuara, janë gjithsej 18 persona të prekur nga kolla e keqe dhe prej tyre 14 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Vendimi i Komisionit duhet të miratohet nga Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut dhe kjo po shihet si “masë për të parandaluar përhapjen e infeksionit  në vendin fqinj”.

Kolla e keqe është paraqitur nga fundi i dhjetorit të vitit 2023 dhe në mesin e prekurve ishin dy foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore.