
Rritja e kostove, bujqit evropianë mund të ndalojnë prodhimin e perimeve
Fermerët evropianë kanë vënë re rritje të çmimeve të energjisë. Shumë prej tyre thonë se ajo që u kushtonte 120,000 dollarë gjatë vitit 2021, tani shkon deri në 1 milion dollarë dhe kjo për shkak të kostove të ftohjes.
Me Bashkimin Evropian shumë të varur nga gazi rus, çmimet e energjisë janë rritur për shkak të sanksioneve.
Si rezultat, bujqësia e perimeve është bërë aq e shtrenjtë në Evropë, sa fermerët në të gjithë kontinentin po mendojnë të ndalojnë prodhimin.
Ndikimi ndihet më i madh në pjesët më veriore të Evropës, ku serat duhet të ngrohen.
Kjo do të thotë që supermarketet mund të detyrohen të marrin më shumë furnizime nga vendet më të ngrohta si Maroku, Turqia, Tunizia dhe Egjipti.
Endiveja, për të cilën Franca është prodhuesi më i madh në botë, janë ndër më të rrezikuarit, pasi kanë nevojë për shumë energji elektrike në të gjithë zinxhirin e prodhimit.
Kjo kulturë përbën më shumë se 4000 vende pune në Francën veriore.
*TiboNews