
Rritet sërish nafta, sa do shitet litri nga sot
Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje në treg, ku nga dita e sotme do të shitet me 227 lekë/litri, e cila pëson një rritje prej 6 lekësh, nga 221 lekë që u vendos më 11 gusht.
Benzina ka pësuar një ulje me 1 lekë litri, pasi do të tregtohet me 201 lekë nga 202 që ishte, si dhe gazi u ul me 2 lekë.
Bordi i Transparencës ka bërë me dije gjithashtu se çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë.
*Tibo News