Rritet sërish nafta në Shqipëri

Ditën e sotme u ndryshua sërish çmimi i naftës nga Bordi Administrativ i Karburanteve duke shënuar një rritje në 221 lekë për litër ndërsa benzina shitet me 211 lekë për litër. Këto çmime  do të qëndrojnë në treg deri ditën e enjte.

Ky ishte vendimi i bordit të transparencës, i cili prej tre javësh tashmë po monitoron tregun e karburanteve, duke fiksuar çmimet, bazuar në ecurinë e tregjeve ndërkombëtare.

Në bursa nafta ka shënuar rekorde të reja, duke u shitur me 112 dollarë. Një ecuri që nëse vijon, do të bëhet e pashmangshme për t’u pasyqruar edhe në Shqipëri në ditët në vijim.

Përballë një situate të tillë, qeveria po përdor strategjinë e re për të kufizuar lëvizjen e automjeteve në ditë të caktuara. Qytetarët po kërkojnë forma alternative të lëvizjes në qytet, për të kursyer disi përballë çmimit të paparashikuar të naftës dhe produkteve të shportës, që kanë rënduar jo pak buxhetet e tyre.