
Rritet paga minimale në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikatat kanë arritur marrëveshjen për rritjen e pagës minimale, nga 250 euro në 300 euro. U deshën disa ditë për të arritur këtë marrëveshje, pasi qeveria kërkoi kohë për të analizuar situatën që çoi në fund në pranimin e kërkesës nga Lidhja e Sindikatave.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga muaji mars dhe do përfshijë rreth 80,000 punëtorë të ndërmarrjeve të vogla, të sektorit të tregtisë dhe industrisë përpunuese.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se pavarësisht krizës europian dhe botërore edhe për shkak të pandemisë, qeveria mbetet e fokusuar tek mbështetja financiare e qytetarëve.
Sipas qeverisë maqedonase, më shumë se 80 mijë punonjës do të përfitojnë nga vendimi i rritjes së pagës minimale.
Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut shkon tek shifra 475 euro.