Rritet paga mesatare me 5.8%

Nga raporti i fundit i INSTAT viti 2022 ka nisur me rritje të pagës mesatare në vend krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Sipas këtyre të dhënave në tremujorin e parë të vitit paga mesatare u rrit me 5.8% dhe arriti në 59.242 lekë, ndërsa papunësia zbriti në nivelin 11.3%.

Por nëse do ta krahasojmë me tremujorin paraardhës të vitit të kaluar ka pësuar një rënie të lehtë. Kështu, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, paga mesatare bruto mujore fiksohet në 59,242 lekë, nga 59,565 lekë që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2021, duke shënuar një rënie me 0.5%, referuar të dhënave të INSTAT.