Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Brazil

Numri i të vdekurve pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit në Brazilin verilindor u rrit në 106, ndërkohë vazhdohet kërkimi për tetë persona të zhdukur.

Të martën pasdite, tre ditë pas rrëshqitjeve më kritike të dheut të shkaktuara nga shirat, “zjarrfikësit gjetën trupat e gjashtë viktimave”.

Me ndihmën e “qenve detektorë dhe avionëve”, më shumë se 400 zjarrfikës dhe ushtarë vazhduan të kërkojnë për të zhdukurit e fundit nën baltën që përfshiu lagje të tëra në rajonin metropolitane të kryeqytetit.