
Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid
Numri i të infektuarve me Covid është rritur ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa në këto 24 orë të fundit janë plotë 550 raste.
Në krahasim me ditën e mëparshme bëhet fjalë për shifra 6 fish më të larta.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1537 testime, ndërkohë 210 pacientë janë shëruar.
Në Tiranë vijon të jetë numri më i lartë i të prekurve me 340 në 24 orë, për të vijuar më pasme Fierin 28, Saranda 22, Vlora 19 e me radhë.
Në gjithë vendin numërohen 2164 raste aktive në gjithë vendin. Edhe sa i përket rasteve aktive, sërish Tirana, ndiqet nga Vlora dhe Fieri.
*Tibo News