Rritet Dollari dhe Euro, faktorët që ndikuan

Monedha Euro është forcuar krahasuar me lekun në tregon valutor. Banka e Shqipërisë, referuar kursit të këmbimit tregon se euro këmbehet me 109.8 lekë, duke u rritur me 1.45 pikë më shumë në 24 orët e fundit.

Rritje ka pësuar edhe dollari  i cili po rikuperohet ndjeshëm në tregun valutor, duke u këmbyer me

me 100.54 Lekë nga 96.67 Lekë që këmbehej një javë më parë.

Gjithashtu gjithnjë e në rritje kanë ardhur edhe paundi britanik dhe frangat zvicerane.

Rritja e kërkesës së bizneseve për valutë të huaj, gjithashtu afrimi i përfundimit të sezonit turistik, por dhe ndërhyrjet e Bankës Shqipërisë në treg me blerjen e mbi 180 milion Eurove duket se kanë qenë disa nga faktorët që kanë ndikuar në forcimin e monedhave të huaja në tregun e këmbimit valutor.