Rritet çmimi i naftës,  SHBA ndaloi importet ruse

Çmimet e naftës u rritën sërish. Kjo pasi SHBA vendosi të ndalonte importet ruse.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent arriti nivelet më të larta mbi 130 dollarë për fuçi.

Mbretëria e Bashkuar konfirmoi se do të heqë dorë nga importet ruse deri në fund të vitit.

Por për Bashkimin Evropian mund të jetë një histori tjetër.

Eksperti i energjitikës në një bankë ndërkombëtare të Japonisë, Robert Yawger tha për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters se në Shtetet e Bashkuara importohet 200,000 fuçi në ditë. Ai shtoi se në vendet e Evropës është dyfishi i asaj çka importohet në SHBA.

Tregjet evropiane të aksioneve vërejten një rikthim të mprehtë në tregtinë e hershme.

Indeksi rajonal STOXX 600 u rrit me rreth 3%.

Bankat e goditura rëndë, aksionet e udhëtimit dhe prodhuesit e automjeteve ranë me 4% ose më shumë.

Më herët në Azi, stoqet pësuan ulje me Indeksin e Shangait që ra më shumë se 1%.

Por rëniet e mëdha të ditëve të mëparshme u shmangën.

Një tregtar tha se tregjet kishin ndikim negativ nga Rusia.