Rritet çmimi i miellit në Shqipëri, 76 lekë për kilogramë

Në pikat e tregtimit të miellit, për shkak se kërkesa është e lartë, ka nisur të ketë vështirësi në furnizim e për pasojë edhe të ketë mungesa. Për shkak të rritjes së çmimit të grurit në bursë, por edhe problemeve me importin nga Rusia, një thes miell tani kushton më shtrenjtë, duke kapur çmimin prej 19 mijë lekë.

Prej gati dy javësh pati panik tek qytetarët se do të kishte mungesë të miellit në treg. Kjo shkaktoi edhe radhë në pikat e tregtimit të miellit.