
Rritet çmimi i karburantit me 200 lekë për litër
Çmimi i karburantit në Shqipëri kapi shifrat rekord këtë mesjavë duke shkuar në rreth 200 lekë për litër.
Ekspertët analizojnë se shtrenjtimi i vlerës vjen kryesisht prej aplikimit në të të disa taksave, ndërsa në bursë periudhën e fundit karburantet kanë pësuar luhatje të ndjeshme çmimesh.
Ngjashëm si në Shqipëri edhe vende të ndryshme të BE-së po përballen me rritje të ndjeshme të vlerës së karburanteve.
Rritja e çmimit pritet të shtojë kostot për transportet dhe shërbimet duke sjellë një efekt domino edhe te produktet e tjera të përditshmërisë.