Rritet aktiviteti i biznesit në Eurozonë

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë shënoi një kthesë të fuqishme duke sjellë një rritje të ndjeshme përgjatë muajit Janar.

Indeksi i Përbërë i Menaxherëve të Blerjeve të S&P Global u rrit përgjatë muajit Janar në 50.2 nga 49.3 që ishte në muajin dhjetor.

Çdo pikëzim mbi 50 tregon një rritje të ekonomisë dhe kjo ishte hera e parë që pas muajit qershor të vitit të shkuar që ndodhi diçka e tillë.

Indeksi i punësimit ka arritur të ketë rritjen më të madhe përgjatë tri mujorit të fundit.

Industri dhe kompani të ndryshme shtuan numrin e tyre të punonjësve me një ritëm të shpejtë këtë muaj dhe diçka e tillë mund të jetë një shenjë optimiste.

Indeksi i prodhimit mbetet ende nën 50 pikë, megjithatë situata duket sikur po përmirësohet nga një muaj më parë.

Rritja modeste në eurozonë mund të tregojë se rënia ekonomike nuk është aq e thellë saç mendohej.

Megjithatë analistët ende parashikojnë një recesion teknik pasi inflacioni mbetet ende një çështje kyçe ne bllokun 27 anëtarësh.

*TiboNews