
Rriten temperaturat, tabela me parashikimin për çdo qytet
Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Ndërsa në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin.
Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do t’i bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
*Tibo News.