
Rriten temperaturat, tabela me parashikimin e motit
Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të vijojë të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore të Shqipërisë.
Ndërsa në orët vijuese pritet shtim gradula i vranësirave në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat parashikohet të jenë në zonat Veriore ku dhe do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Gjatë mbrëmjes dhe natës vonë pritet që vranësirat e dendura të dominojnë pothuajse të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.
*Tibo News