
Rriten temperaturat, por priten edhe stuhi të forta ere në disa zona
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me vranësira disi më të dendura në zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara në zonat juglindore ku priten edhe mini-stuhi të forta ere.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.
*Tibo News