Rriten temperaturat, parashikimi i motit për çdo qytet

6-Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave më dukshme këto në zonat malore.

Por pjesa e dytë e ditës sjell shfaqje të vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin Shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në shtrirjen Lindore. Ndërsa pjesërisht bregdeti do të mbetet në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë 24-orëshit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, ku më e pranishme do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

*Tibo News