
Rriten temperaturat, mësoni si do jetë moti sot
Sipas MeteoAlb: Zonat Bregdetare dhe të ulëta gjatë paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa vranësirat e lehta do të jenë të fokusuara në zonat malore.
Por në orët vijuese vranësirat e pakta do të shfaqen pjesërisht edhe në zonat e ulëta. Bregdeti edhe pas mesdite do të vijojë të dominohet nga kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.
Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.