
Rriten shtrimet në spital për shkak të Covid
Teksa numri i të infektuarve me Covid ka pësuar rritje, të njëjtin trend kanë pasur edhe shtrimet në spital.
Ndonëse në shifra më të ulëta se infektimet, shumica e të shtruarve në spitalin Covid 3 janë pacientë mbi 60 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.
Të shtruarit në spital janë pacientë që janë vaksinuar vetëm me një ose dy doza para një viti, si dhe të tjerë të pavaksinuar.
Ndryshe nga shenjat klinike bazë si temperaturë apo kollë, të shtruarit në spital janë paraqitur me diarre apo dhimbje stomaku.
*Tibo News