Rriten sërish çmimet e qumështit dhe kosit, djathi mungesë në treg

Kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij. Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani. Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregtarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg.

Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % kët vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet. Burimet nga kommpanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmime po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Rënia e numrit të bagëtitë ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta. Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë.