Rriten rastet me grip dhe Covid, por ku do jetë piku?

Rastet me grip dhe infeksione të tjera respiratore kanë pësuar rritje në gjithë vendin tonë. SIpas ISHP-së rreth 14 mijë raste regjistrohen në javë me grip dhe infoksione të tjera respiratore.

Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka thënë se: “Kemi një rritje të lehtë të infeksioneve të gripit dhe Covidit. Pozitiviteti i rasteve me grip ka arritur diku te 10-12%”.

Aktualisht sipas ISHP-së kjo situatë nuk është alarmante dhe mes Covidit dhe Gripit, po dominojnë më shumë rastet e gripit. Ndërsa Piku i virozave të stinës pritet të arrihet në javën e parë të muajit Shkurt.
Ekspertët thonë se duhet treguar kujdes, pasi virusi i gripit mund të transmetohet lehtësisht.

“Gripi prek të gjitha grupmoshat pa përjashtim, situata mund të bëhet dramatike, sepse gripin ne e konsiderojmë një sëmundje serioze”.
Mbajtja e maskës rekomandohet për të gjithë, jo vetëm të sëmurët.
Sipas ekspertëve, gripi ka një zhvillim më të rrufeshëm sesa Covid-19, shenjat e të cilët kanë ardhur duke u zbutur.