
Rriten pensionet nga 1 tetori
Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët që llogaritet nga INSTAT do të bëhet në masën 8.6%.
Pra nëse dikush merr pension aktual 20000 mijë lek i rritet me 20000×8.6%=1720.
Çdo pensionisti i rritet 8.6% e vlerës fillestare që merr si masë pensioni të caktuar nga dega e përfitimeve pranë DRSSH Rajonale.
Vendimi është marrë nga mbledhja e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
Vendimi do kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 Tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do paguhen të indeksuar me këtë përqindje.
Edhe pensioni social që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç të cilët nuk kanë të ardhura do pësojë rritje në të njëjtën përqindje.
Nga kjo masë pritet të përfitojnë 2,499 persona.
Pensioni mesatar do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 Lekë që është aktualisht.