
Rriten pagat, por sa dhe për cilat kategori bëhet fjalë
Kryeministri Rama pati një mbledhje me ministrat ku dha lajmin se do të rriten pagat. Ai theksoi se brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.
Por cilat kategori përvmendi kreu i qeverisë?
Rama tha se pagat do të rriten për disa kategori;
nga administrata publike
mësuesit
pedagogët
infermierët dhe zjarrfikësit.
“Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro”, tha Rama duke shtuar se:
“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua sesa t’ju them specialistëve më të ulët që punojnë në administratën qendrore, se paga e tyre do të shkojë nga 49,000 lek në 81,000 lekë. Apo t’ju them mësuesve në arsimin e mesëm së paga e tyre do shkojë mbi 1 milion lek, pra mbi 100 mijë lekë. Apo në arsimin bazë nga 74 mijë deri në 95 mijë, pastaj vjetërsitë e punës, kohëzgjatja, kualifikimet. Është koha t’ju bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve, me 20%, duke ju dhënë diskrecion që ata të mund të shkojnë në 30% sepse janë autonom në administrimin e buxheteve të tyre. Po kështu, është kënaqësi që t’ju them infermierëve që do kapin një bazë prej 87 mijë lekësh. Kemi rritur ndjeshëm pagat për Forcat e Armatosura, do vazhdojmë t’i rrisim. Kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë, do vazhdojmë t’i rrisim. Kemi rritur pagat për zjarrfikësit, dhe siç e pata premtuar, pagën e zjarrfikësve do ta çojmë deri në 80 mijë lekë”.
Ndërkaq, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sqaroi:
“Pagat do të fillojnë të rriten që në datën 1 Prill, pra do të bëhen efektive që me pagën e majit për disa kategori. Kategoritë janë: arsimi, shëndetësia, siguria (tek siguria hyjnë të githa kategoritë, Policia e Burgjeve, Policia e Shtetit, Garda e Republikës) dhe ndërkohë do të hyjë në fuqi dhe për nivelet më të ulëta të punonjësve mbështetës në administratën publike.
Nga ana tjetër, në muajin qershor, pra nga maji, presim që të bëjmë efektive dhe rritjen e të gjithë niveleve të pagave të administratës duke qenë se do të presim të miratohet në parlament ligji që është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe sapo ligji të hyjë në fuqi do të hyjë në fuqi dhe rritja e pagave për të gjithë pjesën tjetër të administratës.
Kjo do të jetë shkalla e parë e rritjes, ndërkohë që është parashikuar edhe një shkallë e dytë, e cila do të hyjë në fuqi në 1 korrik të vitit 2024.”
*Tibo News