
Rriten pagat për policët, gardistët dhe zjarrfikësit
Qeveria ka vendosur që të rrisë pagat për punonjësit e policisë, zjarrfikësit dhe disa kategori të administratës publike. Rama tha sot pas mbledhjes së qeverisë se rritja e pagës për punonjësit bazë të policisë do të jetë 15 për qind, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7 për qind.
Rama tha se rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës, policët e burgjeve si edhe administratën publike.