
Rriten kuotat e pranimit për maturantët në Mjekësinë e Përgjithshme
Mjekësia e përgjithshme këtë vit akademik ka rritur kuotat e pranimit për maturantët.
Lajmin e dha ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se nga 330 pranime në vitet e mëparshme këtë vit do të kenë mundësinë të ndjekin studimet për Mjekësi të Përgjithshme 430 të rinj.
Por në një kohë që mjekësia zgjerohet sepse ka kërkesa nga të rinjtë, ka universitete të tjera që po reduktojnë kuotat në shumë degë, për shkak të numrit të ulët të studentëve.
Për vitin e ri akademik 2022-2023 Universiteti i Tiranës do të pranojë më pak studentë.
Janë 4.5% më pak kuota për këtë vit, në tre fakultete: Filologjiku, Shkencat Sociale dhe Gjuhët e Huaja.
*Tibo News