
Rriten kreditë me probleme
Kreditë me probleme u rritën lehtë përgjatë nëntorit të vitit të kaluar.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huatë me probleme arritën në 5.05% në fund të nëntorit, nga 5% që ishin në tetor të vitit që lamë pas.
Ky zgjerim i huave me probleme këtë periudhë vjen pas 5 muaj radhazi rënie të vazhdueshme. Ndërkohë, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, raporti i kredive me probleme është ulur me gati 1.15%.
Megjithatë, duke marrë në konsideratë krizat dhe goditjet e njëpasnjëshme që është përballuar ekonomia shqiptare të paktën në tre vitet e fundit, dukshëm ky tregues është i qëndrueshme dhe rezulton të jetë në nivelet më të ulëta historike.
*Tibo News