Rriten hyrje-daljet nga Rinasi në 6 muajt e parë të 2022

Në 6 muajt e parë të vitit 2022 trafiku ajror në Shqipëri ka njohur një rritje tej të gjitha pritshmërive. Janë 44% më tepër udhëtarë që kanë hyrë dhe dalë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit krahasuar me vitin 2019-të, që para shpërthimit të pandemisë konsiderohet si viti më i suksesshëm në aviacionin civil shqiptar.

Në mesin e aeroporteve që shërbejnë si porta për destinacionet turistike, Tirana renditet e dyta në nivel europian, duke lënë pas të gjithë aeroportet e Greqisë.Sipas të dhënave nga Aeroporti i Rinasit, vetëm gjatë muajit korrik numri i udhëtarëve ka qenë mbi 600 mijë.

Pritshmëritë janë që numri i qytetarëve që do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria përmes aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të jetë rreth 5 milionë, gati 1.7 milionë më shumë se sa viti 2019.