Rriten dyshimet se gazeari britanik dhe eksperti indigjen u vranë

Më shumë se 100 anëtarë të një sindikate indigjene në Amazonën braziliane dolën në rrugë të hënën me kërkesën për drejtësi për ekspertin indigjen të zhdukur Bruno Pereira dhe gazetarin britanik Dom Phillips.

Policia dhe ekipet indigjene të kërkimit hodhën poshtë raportet e mëparshme se trupat ishin gjetur.

Dyshja ishin në një udhëtim raportimi dhe u panë për herë të fundit në zonën e largët të xhunglës pranë kufirit të Brazilit me Perunë dhe Kolumbinë më 5 qershor të këtij viti.

Lajmi për zhdukjen e dyshes ka bërë jehonë globalisht, por ende nuk ka një të dhënë prej tyre.