Rriten çmimet në ndërtim, 5 mijë euro m² në qendër të Tiranës

Rriten çmimet në ndërtim, në pjesën qendrore të Tiranës, një metër katror po shitet deri në 5000 euro.

Rritja e shpejtë lidhet me kostot e shtuara në ndërtim, të cilat janë dyfishuar këtë vit. Projektet luksoze dhe kërkesat për punime me cilësi kanë bërë që çmimi i shitjes të rritet me 1000 euro pranë sheshit Skënderbej dhe në zonën e ish-Bllokut.