Rriten azilkërkuesit në Shqipëri

Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt si një vend ku mund të përfitohet azil. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2021, kërkesat për azil në Shqipëri pësuan rritje me 13,5 % krahasuar me vitin 2020.

Pjesën më të madhe të tyre e zënë pikërisht shtetasit me origjinë nga Afganistani, të cilët zënë 98,6 %. Rritje ka pësuar edhe numri i shtetasve shqiptarë që kanë hequr dorë nga shtetësia. 724 persona kanë lënë shtetësinë shqiptare në 2021, një rritje me 41 % krahasuar me vitin 2020. Për personat që kanë lënë shtetësinë Shqiptare grupmosha që dominon është 30-39 vjeç.