Rrëzohet kërkesa e Berishës: Nuk do marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-Kryeministri Berisha për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Nëpërmjet avokatëve të tij, Berisha i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme me një tjetër kërkesë për t’i dhënë leje që të paraqitet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrën e tij si deputet.

Avokati i ish-Kryeministri Berisha e ka quajtur këtë vendim të Gjykatës së Posaçme një puç kushtetues.

Pjesë nga deklarata e avokatit të Berishës:

“Ky është një puç kushtetues për herë të dytë e kësaj gjykata që ka shkelur kushtetutën dhe gjithë ligjet proceduriale. As më shumë e as më pak gjykata dhe SPAK si aleat dhe partner në këtë proces kanë konceptin që zoti Berisha është një punëmarrës dhe si i tillë nuk mund të lejohet të shkojë në punë ndërkohë që kërkesa jonë ka një objekt krejt tjetër. Zoti Berisha është deputet i Kuvendit. Është i zgjedhur dhe pjesëmarrjen në seanca e ka detyrë funksionale, detyrë të cilën nuk ka një vendim të Kuvendit që të mos e lejojë që të marrë pjesë në Kuvend.”