Rrëzimi i dronit amerikan, Australia: Rusia nuk luan sipas rregullave

Ministri i Mbrojtjes i Australisë ka akuzuar Rusinë se “nuk luan sipas rregullave” pasi droni amerikan u rrëzua në Detin e Zi dhe se ka shumë shpjegime për të dhënë. Droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare në momentin kur u përplas me një avion luftarak rus.

Ushtria amerikane e cilësoi këtë si një veprim jo profesional të rusëve. Por, Moska insistoi se avioni i saj nuk kishte armë në bord e as nuk kishte kontakt me dronin amerikan. Pas incidentit, SHBA ka thirrur për sqarim ambasadorin rus në Uashington.