
Rrëzimi i aeroplanit në Nepal, ulen mundësitë për të mbijetuar
Autoritetet në Nepal kanë thënë se ka pak shpresë që dikush i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit më 15 janar. Të paktën 68 persona kanë vdekur, pas rrëzimit të aeroplanit në afërsi të pistës. Aksidentet e tilla me aeroplanë nuk janë të pazakonshme në Nepal, kryesisht për shkak të ndryshimeve të mëdha të motit që mund të vështirësojnë lëvizjen.
Ky shtet i Himalajeve, me disa prej maleve më të bukura në botë, njihet edhe për terrenet e vështira për udhëtim.