Rreziku rus për Ballkanin, problemi që paralajmëroi Zelensky në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia nuk do të ndalojë në agresionin e saj.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, pas përfundimit të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, Zelensky u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të jenë bashkë për t’i bërë ballë Rusisë.

Sipas Zelenskyt, nëse Rusisë do i jepet mundësia për destabilizim, do ta shfrytëzojë.

“Fakti që gjendemi këtu sot, në një tryezë të gjithë së bashku, kemi shembull historik të marrëdhënieve të ndryshme. Kemi ardhur dhe jemi bërë së bashku. Është një mënyrë për t’u mbrojtur. Nuk është këshillë, mendoj se ajo që po ndodh tani, është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë për ata që janë ulur në tryezë, por për shoqërinë që udhëheqin. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkim, shtetet e Ballkanit duhet të jetë së bashku. Rusia do të bëjë diçka për destabilizimin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza, por të forcojmë Ukrainën, sepse Rusia nuk do të ndalet. Rusia do të destabilizojë më tej, nëse do të ketë pauza. Do të përdorë taktika të tjera, do të përpiqet të ndikojë në vende të vogla. Vendet baltike janë nën kërrcënim, moldavia, shtetet e Ballkanit”, theksoi ai.

Në konferencën e përbashkët me Zelenskyn, shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se krahas integrimit në Bashkimin Europian, të gjithë duhet të punojnë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetojë në paqe.

“Doja të kisha një ide të qartë, se çfarë fiton Shqiperine në integrimin europian. Së pari, ne e kemi mbështetur Ukrainën me paketat që nuk janë pjesë e ndonjë biznesi. Ne kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për Ukrainën. Pse e them këtë? Sepse po e bëjmë për veten tonë. Ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por për veten tonë. Nëse duam një të ardhme në BE, atëherë ne duhet ta shohim.

Rritja e kostos së jetës në vendet më të pasura janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik të thotë: Hë tani nuk mund të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainës. Nëse i merr një të varfëri diçka, nuk ndryshon mendje, nëse i merr një të pasuri atëherë i ikën mendja. Ne po kërkojmë të jemi në BE. Ndryshe nga Ukraina që rrethohet me kufijtë e BE, ne jemi brenda BE fizikisht, por jemi jashtë politikisht. Po të jemi kështu, ne do të jemi jashtë. BE nuk është një parajsë, por çfarë kërkojmë më shumë? Kjo është gjëja më thelbësore. Por na duhet t’i qendrojmë Ukrainës në krahë. Ju e keni parë që ndikimi rus, ka mbjellë destabilitet nga një vend në një tjetër, por në qoftë se ne jemi bashkë, atëherë kjo aspiratë do të jetë më e lehtë të kërkohet haviar dhe shampanjë, se sa të drejtat e njeriut“, u shpreh Rama.