Rreth 60% e europianëve kanë gjenin “magjik”, që mos të shtojnë peshë

Pothuajse 60% e europianëve, të cilët janë bartës të një mutacioni gjeni, e kanë fatin në anën e tyre. Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, e cila citon kërkimet spanjolle, ky mutacion gjenit ngadalëson shkallën e shtimit të peshës.

Domethënë, disa njerëz mund të hanë shumë, të ushtrohen pak dhe të konsumojnë sasi të mëdha alkooli, por të mos shtojnë shumë peshë.

Studiuesit nga Qendra Kombëtare Spanjolle e Kërkimit të Kancerit (CNIO) dhe Instituti i Ushqimit “IMDEA”, me seli në Madrid, arritën në përfundimin se njerëzit me një mutacion të caktuar gjenish ruajnë më pak yndyrë në trupin e tyre.

Sipas shkencëtarëve spanjollë, ky mutacion gjenit ndikon në sasinë e yndyrës që ruan trupi dhe pothuajse 60% e popullsisë së kontinentit të vjetër janë bartës të tij.

Në kërkim të mutacioneve të gjeneve që ndikojnë në obezitetin dhe ndryshimet metabolike të lidhura me to, studiuesit mblodhën material dhe të dhëna gjenetike – peshën trupore, indeksin e masës trupore (BMI), përqindjen e yndyrës, masën muskulore, perimetrin e belit, në një kampion prej 790 vullnetarësh.

Ekipet e shkencëtarëve analizuan korrelacionet e mundshme të këtyre vlerave me 48 mutacione të ndryshme gjenesh. Më pas ata u befasuan kur zbuluan se ekziston një lidhje midis një prej mutacioneve në gjenin FNIP2 dhe obezitetit.

Studiuesit më pas studiuan efektin e mutacionit të gjenit te brejtësit që më parë ishin modifikuar gjenetikisht.