Rreth 400 emigrantë të shpëtuar për 72 orë

Sipas një deklarate nga organizata jofitimprurëse “Doctors Without Borders”, mbi 400 emigrantët u shpëtuan në shtatë operacione të ndryshme gjatë një periudhe 72-orëshe nga 9 maji.

Mes tyre në bord ishin 195 të mitur, duke përfshirë dy nën moshën një vjeç.

Shpëtuesit nga anija e shpëtimit Geo Barents thanë se shumë nga ata në bord janë viktima të abuzimit seksual dhe fizik, katër prej të cilëve hipën në varkat për në Evropë me kocka të thyera si rezultat i dhunës në Libi.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, deri më 13 maj, 12,881 emigrantë mbërritën në Itali nga deti në vitin 2022.

Të dhënat e siguruara nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tregojnë se 542 migrantë vdiqën ose u zhdukën gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun në vitin 2022.