Rregullat e ndryshuara të familjes mbretërore

Pavarësisht llojit, të gjitha familjet kanë rregullat e tyre, të shkruara ose jo.

Edhe pse mund të mendojmë se mbretëria nuk ka nevojë për rregulla sepse ata kanë lirinë për të bërë çfarë të duan, në realitet është e kundërta.

Ndër shekuj kanë ekzistuar rregulla shumë të forta, ku një pjesë e mirë respektohet ende, ndërsa një pjesë tjetër ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Ne do t’ju tregojmë pak nga këto rregulla strikte të kohëve të mëparshme që nga individë të ndryshëm, u ndryshuan.

 

  • Dhënia e intervistave 

Për pjesën më të madhe të historisë së familjes mbretërore britanike, anëtarët nuk u dhanë intervista gazetarëve.

Në fakt, e para televizive u zhvillua relativisht kohët e fundit, kur Princi Philip, Duka i Edinburgut, foli për BBC në vitin 1961.

Edhe atëherë, temat ishin mjaft të matura.

Ishte biseda e Princeshës Diana në 1995 me Martin Bashir që hapi rrugën për më shumë intervista të sinqerta që do të vinin.

Ajo foli për martesën e saj dhe shprehu ndjenjat në shumë tema, duke tronditur kombin në këtë proces.

Që atëherë, ka qenë ende e rrallë që anëtarët e familjes mbretërore të japin intervista, me shembullin më të paharrueshëm të kohëve të fundit sigurisht që ishte biseda e Harry dhe Meghan me Oprah në fillim të 2021.

 

  • Pritshmëritë për kujdesin ndaj fëmijëve

Deri në vitet 1980, anëtarët e vjetër të familjes mbretërore kishin marrëdhënie mjaft formale me fëmijët e tyre, të paktën në publik.

Ata angazhonin një dado për të bërë pjesën më të madhe të punës në përditshmëri dhe kur udhëtonin jashtë vendit i linin me to.

Megjithatë, kur Princeshë Diana lindi William, gjithçka ndryshoi.

Ajo vendosi të prindëronte në një mënyrë krejtësisht të re, duke e shfaqur ngrohtësinë edhe publikisht me William dhe Harry.

Ishte ajo që e ndryshoi fytyrën serioze të prindërve mbretërore duke ua përcjellë traditën edhe fëmijëve të saj.

 

  • Leja e Mbretëreshës për martesë

Akti i Martesave Mbretërore i 1772 përcakton një sërë rregullash në lidhje me martesat në familjen mbretërore britanike.

Përpara vitit 2013, kur u miratua Akti i Trashëgimisë së Kurorës, të gjithë anëtarët e familjes mbretërore duhej të kërkonin zyrtarisht lejen e Mbretëreshës kur donin të martoheshin.

Ky amendament e kufizoi listën e njerëzve vetëm në gjashtë personat e parë në radhën e trashëgimisë.

Kjo është arsyeja pse princeshat Beatrice dhe Eugenie nuk kërkuan miratimin e Mbretëreshës për dasmën e tyre.

Megjithatë, rregulli është kryesisht një formalitet, dhe ekziston një rast i regjistruar i një sovrani britanik që mohon një kërkesë zyrtare për t’u martuar.

 

  • Martesa me jo-mbretërorë

Është e lehtë të harrohet se shumë martesa mbretërore kanë pasur qëllime politike, duke bashkuar vendet dhe duke ndihmuar në aleancat ndërkombëtare.

Sot, është bërë e pranueshme që anëtarët e familjes mbretërore britanike të martohen me partnerë që nuk i përkasin një mbretërie, siç shihet me princat William dhe Harry.

1937 shënoi herën e parë në historinë britanike që një anëtar i familjes mbretërore u martua me dikë jo të llojit të tij, kur mbreti Edëard VIII u martua me amerikanen Ëallis Simpson.

Natyrisht, ai u detyrua të abdikonte nga froni për shkak të vendimit të tij, dhe vetëm në vitin 1960 ndodhi përsëri kur Princesha Margaret u martua me Antony Armstrong-Jones.

 

  • Rregulli i trashëgimisë

Një nga ndryshimet më domethënëse në rregullat e familjes mbretërore ishte një hap i madh në drejtimin e duhur për sa i përket barazisë gjinore. Për shekuj të sundimit britanik, trashëgimtarët meshkuj kishin përparësi në linjën e trashëgimisë, pavarësisht nga mosha.

Për shembull, një motër më e madhe do t’i kalohej dhe kurora do t’i jepej vëllait të saj më të vogël. E gjitha kjo ndryshoi zyrtarisht në vitin 2015 kur hyri në fuqi Akti i Pasardhjes ndaj Kurorës, megjithëse Parlamenti në të vërtetë kishte miratuar ndryshime në Aktet në vitin 2013.

Ndryshimet nënkuptonin se i parëlinduri i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit do të ishte i treti në linjën e trashëgimisë. pavarësisht nga gjinia biologjike e fëmijës.