
Rrëfimi i këngëtares, nga çështja e klikimeve tek emri artistik “Marilyn” shqiptare
Majlinda Dada është e njohur për shumë nga ata që adhurojnë muzikën dhe ata që i këndojnë dashurisë. Për festat e Nëntorit dhe Vitit të Ri, ajo është e angazhuar me koncerte, në çdo vend ku shqiptarët e diaspora bëhet bashkë.
Majlinda prej vitesh jeton në Londër të Britanisë, tashmë me pasaportë britanike, ndërsa ka jetuar edhe në vende të tjera si Zvicra.
Për Tibo News ajo ka treguar historinë e saj, karrierën dhe organizimin me shqiptarët për festat, si dhe bashkëpunimet me këngëtarë të tjerë të njohur.
Majlinda thotë se videoklipet e saj më të suksesshme, janë mirëpritur më së miri nga publiku shqiptar, ndërsa thekson se asnjë nga videot e saj në Youtube nuk kanë klikime të paguara.
“Zemër e Huaj”, apo kënga “Përshëndetje”, janë ato të cilat publiku ka pëlqyer më së shumti nga repertori i këngëtares, e cila për shkak të angazhime nuk është shfaqur shpesh në ekranet shqiptare, ndonëse në rrjetet sociale ka mijëra ndjekës.
Këngëtarja thotë se ka një ndjesi të veçantë kur këndon live për shqiptarët e Australisë, duke qenë edhe më larg, dhe se shqiptarët atje janë më të përmalluar për vendin e tyre, Shqipërinë.
Majlinda thotë se ndihet krenare sa herë i këndon shqip dashurisë përtej kufijve dhe tregon se shume shqiptare qe prej vitesh e për arsye të ndryshme nuk takojnë dot të afërmit, përloten kur dëgjojnë këngë shqiptare.
Në fund të intervistës, Majlinda tregon me nota humori historinë me pseudonimin artistik Marilyn Monroe shqiptare ndërsa e mbyll me një urim për të gjithë shqiptaret për Festat e Flamurit.
*Tibo News