Rozana Radi tregon çfarë i ndodhi dhe me të drejtë pyet: Pse jemi kështu?

Rozana Radi njihet për personalitetin e saj, tipin me mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit dhe ta themi më shqip: e drejtë! Këngëtarja dhe prezantuesja televizive e tillë është treguar edhe në një postim të fundit ku tregon një situatë që i ka ndodhur asaj dhe me gjasë të gjithëve.

Teksa ndodhet në makinë ajo tregon se si në një qendër komerciale ku kishte shkuar për të blerë diçka, disa gra (në këtë rast) nuk respektojnë personin tjetër që po kalon, as nuk presin, por preferojnë bërrylat dhe çantat. Jo pa të drejtë Rozana Radi tërheq vëmendjen dhe thotë se një sjellje e tillë që as nuk shoqërohet me fjalët: më fal nëse të vrava, apo të lutem, shihet edhe nga fëmijët e tyre të cilët do bëjnë të njëjtën gjë, edhe më keq…

Pse jemi kështu si njerëz, shtron pyetjen Rozana dhe kush mund të përgjigjet apo të tregojë situata të ngjashme?