Ronaldo pritet nga mijëra tifozë në “Expo Dubai”

Legjenda e futbollit Cristiano Ronaldo u prit nga mijëra tifozë dhe adhurues të futbollit në Expo 2020 në Dubai. Futbollisti portugez dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave ishte pjesë e eventit që u zhvillua në Al Wasl Plaza.

I veshur me një bluzë të bardhë nga Dubai Expo dhe një palë xhinse te shkurtra blu, Ronaldo dukej në formë teksa fliste për pasionin, rrugëtimin drejt suksesit dhe cilësimin si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Thuajse të gjithë ishin gati me telefonat e tyre për të kapur çdo moment nga futbollisti 37-vjeçar i cili ka vazhduar të thyejë rekorde si në nivel klubi ashtu edhe ndërkombëtar. Ronaldo tani është edhe golashënuesi më i mirë i sezonit për Manchester United.

Në fillim të kësaj jave, sulmuesi i Manchester United postoi në rrjetet sociale një foto të tij dhe fëmijëve të tij duke pushuar në një plazh në Dubai me mbishkrimin: “Baba krenar”.