
Ronaldo dhe Georgina ‘thyejnë’ ligjin në Arabinë Saudite
Cristiano Ronaldo do të nisë aventurën e tij të re së bashku me fëmijët dhe partneren e tij Georgina Rodriguez në Arabinë Saudite.
Portugezi dhe Rodriguez nuk janë ende të martuar dhe në këtë vend është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë së bashku nëse nuk janë të martuar ligjërisht.
Autoritetet në Arabinë Saudite nuk ndërhyjnë në të tilla çështje kur bëhet fjalë për të huajt, por ligji vazhdon të ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës.
*Tibo News