
Rojes i mërzitet puna, “vizaton” mbi pikturën €1milion
Një pikturë me vlerë për 1 milion euro është dëmtuar nga një roje sigurie në ditën e tij të parë të punës.
Punonjësit në “Yeltsin Centert” të Rusisë kanë dërguar “Tre Figurat” e Anna Leporskaya, të pikturuara midis viteve 1932-1934, për restaurim pasi arti u tjetërsua duke vizatuar mbi të sy dhe hundë me stilolaps.
Autoritetet konfirmuan më 8 shkurt se puna ishte dëmtuar nga një punonjës i ri i sigurisë, i moshës 60 vjeç.
Punonjësi i paidentifikuar që atëherë u pushua ndërkohë që motivet e tij janë ende të panjohura, por administrata nuk beson se ishte me qëllim për të keq ndaj artistes së ekspozitës, Anna Leporskaya.
Vepra artistike e Leporskaya që përshkruan tre figura pa fytyrë ishte huazuar nga Galeria Shtetërore Tretyakov në Moskë, në mënyrë që të mund të shfaqet në ekspozitën abstrakte të “Yeltsin Centert”, të titulluar “Bota si Subjektivitet – Lindja e një Arti të Ri”.
Restaurimi pritet të kushtojë rreth 3,000 €, por ekspertët janë të sigurt se piktura mund të ruhet pa ndonjë dëmtim serioz në goditjet origjinale të penelit.
Qendra Yeltsin konfirmoi se ata kanë instaluar ekrane mbrojtëse në pjesën tjetër të ekspozitës për të parandaluar ndonjë vandalizëm tjetër.