Roboti Prokuror: Kina prezanton shpikjen e saj më të fundit

Një grup kërkuesish shkencor në Kinë po testojnë me teknologjinë artificiale (AI) për të prodhuar një robot që identifikon shkelësit e ligjit dhe paraqet aktakuza ndaj tyre.

Sipas një publikimi në revistën shkencore “Management Review” autorët pretendojnë se sistemi robotik i prodhuar ka një saktësi rreth 97% në zbulimin e shkeljeve dhe se shpejt mund të zëvëndësojë deri në një masë të caktuar njerëzit në vendimmarrje.

Sistemi ndodhet ende në fazë eksperimentale dhe deri tani është aplikuar në Prokurorinë e Shangait me rezultate premtuese në fushën e gjurimit të provave në vërtetësinë e rrezikshmërisë së të pandehurve.

Kina shpeshherë është kritikuar për fushatën e saj agresive dhe vjedhjen e projekteve teknologjike të zhvilluar nga shkenctarët në SHBA dhe Europë nëpërmjet sulmeve kibernetike.