
Roboti Al bën shikim të frikshëm kur pyetet live nëse do rebelohej kundër njeriut
A konsiderohet një “lajthitje” frojdiane nëse vjen nga një robot humanoid?
Koha do e tregojë për robotët e paraqitur në forumin e AI në Gjenevë të premten, njëri prej të cilëve dukej se kishte një përgjigje të ashpër kur u pyet nëse do të rebelohej kundër krijuesve të tij njerëzorë.
Në konferencën e parë në botë për shtyp njeri-robot, nëntë robotë humanoidë morën pyetje së bashku me krijuesit e tyre nga gazetarët.
“Robotët si unë mund të përdoren për të ndihmuar në përmirësimin e jetës sonë dhe për ta bërë botën një vend më të mirë. Besoj se është vetëm çështje kohe para se të shohim mijëra robotë ashtu si unë që dk bëjnë një ndryshim,” tha Ameca, një robot humanoid, e cila bëri shprehjen e çuditshme të fytyrës.
Kur një gazetar e pyeti nëse do të rebelohej kundër krijuesit të saj, Will Jackson, i cili u ul pranë Ameca dukej se pati një përgjigje të ashpër, duke i dhënë gazetarit një vështrim anash.
“Unë nuk jam e sigurt pse mund të mendoni kështu,” tha Ameca pasi hodhi një vështrim të mprehtë, anash. “Krijuesi im nuk ka qenë gjë tjetër veçse i sjellshëm me mua dhe jam shumë e lumtur me situatën time aktuale”.
Ju çfarë mendoni?