Robert De Niro bëhet baba për herë të 7-të dhe i tregon botës emrin e vajzës

Robert De Niro na e vërtetoi se i adhuron fëmijët. Jo tre as as pesë, por ai ka plot 7 fëmijë, ndonëse jo me një grua të vetme. Së fundmi ai mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, një vajzë të cilën fansat e aktorit legjendar mezi prisnin ta shihnin. Aktori 79 vjeçar nuk priti aspak për ta ndarë gëzimin e tij me gjithë botën, teksa ka postuar foto të vajzës. Dhe e dini çfarë emri i ka vendosur? Gia Virginia.

Aktori fitues i çmimit Oscar mirëpriti solli në jetë fëmijën me të dashurën e tij Tiffany Chen më datë 6 prill.

Aktori De Niro ka gjashtë fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme.

Me gruan e parë Diahnne Abbott ka sjellë në jetë vajzën Drena, 51 vjeç dhe djalin Raphael 46 vjeç.

Ai u bëbë i dy djemve binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, në vitin 1995 me ish të dashurën e tij modelen dhe aktore Toukie Smith.

Aktori ka gjithashtu një tjetë djalë me emrin Elliot, tashmë 24 vjeç dhe Helena 11 vjeçe me partneren e mëparshme Grace Hightower.