
Robbie Williams: Të gjithë e dimë çfarë ndodh me seksin pas martesës
Të gjithë e dimë se martesa nuk është si një lidhje dashurie, që kalon aventura me të dashurin dhe në fund të fundit ke pavarësinë dhe fuqinë individuale të vendimeve.
Në martesë përgjegjësitë shtohen dhe ka artikuj pafund për martesa të lumtura dhe të suksesshme. Edhe nëse kërkoni në google, martesa ‘pa marrëdhënie seksuale’ do t’ju dalin një mori lajmesh me këshilla se si të rregulloni këtë problem që duket se ndodh vetëm me ju.
Por në fakt Robbie Williams dhe gruaja e tij Ayda Field e kanë pranuar hapur se kryejnë marrëdhënie shumë rrallë. Dhe në fakt po ia dalin mjaft mirë me këtë gjë.
Në një intervistë të përbashkët me The Sun, Robbie shpjegoi se si dëshira e tij ra pasi ndaloi marrjen e testosteronit, për shkak se duhej të kuronte depresionin.
‘Mungesa e marrëdhënieve në martesë nuk është aspak problem, përsa kohë partneri është në anën tënde. Por problem mund të ketë në çiftet që kanë kërkesa dhe pritshmëri të ndryshme nga njëri tjetri. Por le të themi realitetin, asnjë çift i martuar nuk kryen marrëdhënie seksuale si në fillimet e saj. Kështu është. Të gjithë e dini. Të tjerëve ju them mos më pyesni’.
Komentet e Robbie dhe partneres së tij duket se nuk do iu pëlqejnë çifteve të reja, të cilët thonë se nuk duhet të ketë asnjë ndikim, dhe se jeta seksuale duhet të vazhdojë.
Kjo temë hap diskutime dhe gratë dhe burrat e martuar e dinë më mirë përgjigjen. Disa studime vlerësojnë 15 dhe 20% të marrëdhënieve afatgjata pa marrëdhënie seksuale të rregullta, por studime të tjera tregojnë se bëhet fjalë për vetëm mbi një të katërtën.
Shëndeti mendor dhe mjekimi janë ndër shkaqet më të përmendura, gjë që e bën intervistën e Robbie kaq brilante, edhe nëse mund të mos bini dakord me të gjitha gjërat që thotë ai. Fundja të gjithë prindërit e dinë mirë se prioritet pas martesës kanë fëmijët. Por pse jo të mos i kesh të gjitha?
*Tibo News.