‘Rizgjohet’ Pekini nga karantina

Disa pjesë të Pekinit do të rihapen pas izolimit strikt të të gjithë qytetit.

Shumë qytetarë do t’i japin fund punës nga shtëpia dhe transporti publik do të funksionojë sërish.

Megjithatë, ngrënia në restorante mbetet e ndaluar në mbarë qytetin.

Ekonomia e Kinës ka treguar shenja të rikuperimit këtë muaj pas rënies së prillit, por nivelet e aktivitetit janë më të dobëta se vitin e kaluar dhe shumë analistë presin një tkurrje në tremujorin e dytë.