Rizgjidhet sërish Bujar Spahiu në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Bujar Spahiu është zgjedhur sërish në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me 82 vota, nga 92 vota në total.

Ai kandidoi sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, përballë Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

Kujtojmë që paralalelisht me zgjedhjet u zhvillua një tubim, ku një pjese e besimtarëve myslimanë në këtë mënyrë i kontenstuan zgjedhjet. Ata akuzuan Komunitetin Mysliman, që është i kapur nga Shoqata Gyleniste.