Rivlerësim pasurive të paluajtshme deri në qershor 2025, çfarë përmban drafti i PS

Është depozituar në Kuvend, nga Partia Socialiste projektligji për të bërë sërish rivlerësimin mbi pasuritë e paluajtshme deri në vitin e ardhshëm.

Projektligji është paraqitur nga deputetja e PS-së Blerina Gylamenti, ndërkohë që efektet e këtij drafti shtrihen deri më 31 qershor 2025, pra pak muaj pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në Projektligji thuhet se të gjithë personat që kanë në proces pasuri të paluajtshme e kanë të drejtën që: ‘’Nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji deri ne daten 31 qershor 2025 te bejne rivleresimin e kesaj pasurie me vleren e tregut”.

Konkretisht:

“Te gjithe individet, te cilet kane ne pronesi pasuri te paluajtshme, kane te drejte qe nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji deri ne daten 31 qershor 2025 te bejne rivleresimin e kesaj pasurie me vleren e tregut”.

Por çfarë propozohet tjetër?

Në draft propozohet që subjekt i këtij ligji të jetë gjithashtu rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të individëve të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, të cilët kanë kontrata sipërmarrje dhe jetojnë ndërkohë në pallate ende të pa legalizuara.

Në draft thuhet:

“Kjo dispozitë synon të trajtojë raste të atyre individëve që janë në proces legalizimi të pasurive të paluajtshme apo edhe raste të individëve që kanë apartamente me kontratë porosie apo sipërmarrje, por për shkak të problemeve që ka shoqëria ndërtuese me mosrespektimin e lejes së ndërtimit, hipotekimi i pallatit nuk kryhet. Parashikimi bën të mundur që edhe ky individ të ketë të drejtë të rivlerësojë pasurinë e tij”.

Kliko këtu për draftin e plotë.