
Rivitalizimi i hapësirave publike përmes artit
Është hapur konkursi për nismën më të re të qeverisë shqiptare për realizimin e veprave të artit në hapësira publike. Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se dëshiron që kjo nismë të jetë e përvitshme dhe afatgjatë.
Janë 18 hapësira që projekti përfshin dhe Rama shpjegoi se do të ketë tre projekte fituese nga artistë ose grupe artistësh, të cilët pas fitimit të këtij fondi të përcaktuar do t’i japin një dorë rivitalizimit të jetës në komunitet. Kryeministri theksoi se kjo do të stimulojë energji pozitive në territor.